Një ngjyrë e ngrohtë, e aftë për të rrënjosur një mesazh dhembshurie dhe ndjeshmërie në një epokë plot trazira në shumë aspekte të jetës sonë, në të cilën nevoja jonë për forcimin e ndjeshmërisë dhe dhembshurisë rritet dita ditës.Një simbol i dëshirës tonë për një të ardhme paqësore.
Në këtë frymë, ekspertët në Institutin e Ngjyrave Pantone kanë zgjedhur Peach Fuzz, 13-1023, si ngjyrën e vitit 2024. Pra ngjyrë pjeshke.
“Zgjodhëm një ngyrë që rrezaton ngrohtësi dhe elegancë moderne. Një nuancë që rezonon me dhembshuri, ofron një përqafim të prekshëm dhe bashkon pa mundim me rininë me kohëzgjatjen”, thekson drejtoresha ekzekutive e Institutit, Leatrice Eiseman.
Marrë nga Tirana Post