Portokalli është një frut që mund të konsumohet çdo stinë, por kryesisht në vjeshtë, dimër dhe pranverë. Ai njihet për veti të jashtëzakonshme për shëndetin.
Ky frut forcon imunitetin pasi përmban vitamin C dhe të mbron nga infeksionet.
Përmirëson lëkurën duke i dhënë një pamje rinore dhe ngadalëson plakjen.
Gjithashtu përmban acid folik i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit.
Portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste shmang krijimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.
Për të gjithë ata që vuajnë nga rënia e flokëve mund ta konsumojnë këtë frut pasi stimulon prodhimin e kolagjenit i cili mban të lidhur flokun me lëkurën. Po ashtu u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm.