Në ditët e sotme pa teknologjinë dhe idetë novatore, një biznes e ka të vështirë të mbijetojë apo të zhvillohet. Koha po tregon se bashkëpunimi më agjencitë të cilat ofrojnë shërbime digjitale dhe jo vetëm është i domosdoshëm dhe jetik për një treg global. Postjer Agency ka sjellë mjaft risi në vendet europiane ku operon. Partnerët e saj po marrin përfitime sa i përket prezencës digjitale dhe rritjes se shitjeve . Postjer Agency është fituese e-Commerce Development, Web Design dhe Web Development për vitin 2023. I riu Hudi Shehu themelues i Postjer tha në një intervistë për Probizz.al se fokusi i agjencisë është krijimi i platformave të ndryshme të cilat ndryshojne dhe bëjnë diferencën në treg.
Që prej vitit 2021 në Europë operon Postjer Group, agjensi e cila ofron shërbime të fjalës së fundit në teknologji, softuer, marketing digjital, zhvillim biznesi etc. Zgjedhja për të qëndruar në Londër ishte një strategji pasi tregu aty është më i përshtatshëm për ju apo thjesht e vendosët për arsye të tjera?
Zgjedhja për të qëndruar në Londër ka qenë për shkak të mundësive dhe rrjetit qe ne po krijonim për të pasur më shume mundësi biznesi. Tregu në Londer është me i përshtatshëm, më shumë konkurrues dhe kjo të bën që ti gjithmonë të pëmirësosh shërbimet edhe projektet që realizon.
Për të gjithë ata që nuk kanë informacion, çfarë përfaqëson Postjer Group?
Postjer Group është një rrjet ku një nga hallkat më të rëndësishme është Postjer Agency. Në thelb Postjer Group është nje kompani teknologjike, ku ofron shërbime të ndryshme digjitale, konsulenca ne fusha të ndryshme teknologjike, marketing apo zhvillim produkti & biznesi. Kompania jonë gjithmonë ka qenë dhe do të vazdojë të mbështesë ide të reja inovatore dhe të punojë me klientë të cilët ndajnë po të njëjtin vizion. Ajo çfarë e bën Postjer Group të diferencojë nga të tjerët është vizioni dhe menyra se si ne sjellim produktet tona apo të klientëve në treg.
Si mund të arrijë një biznes të ketë sukses duke u integruar sa me shumë në botën teknologjike?
Bizneset që ne po punojmë dhe ofrojmë shërbimet po arrijnë të kenë sukses si në rritjen e prezencës digjitale, si në rritjen e shitjeve. Integrimi në botën teknologjike sjell automatizimin e shumë proceseve në një biznes dhe rrit eficiencën e ekipit, gjithashtu të gjitha proceseve të shitjeve dhe menaxhimit. Sot me Inteligjencën Artificiale këto automatizime po vihen në dukje më tepër dhe po bëhen kerkesat më prioritare të klientëve tanë. Duke krijuar apo kërkuar shërbime cilësore dhe duke përfshire pse jo mjete të ndryshme inovatore, do të jenë ndryshe nga konkurentët dhe kjo do të bëjë të krijosh diferencën në treg.
Kush janë disa nga partnerët më të rëndësishëm të Postjer Group?
Partnerët janë më të rëndësishmit në punën tonë dhe projektet që ne realizojmë, një prej tyre është kompania Entrenovu që ofron infrastrukturën IT, konsulenca për zhvillim produkti dhe qëndrueshmërine, por kemi edhe partnerë të tjerë të cilat janë partnerë teknologjike ose universitete për kërkime shkencore në AI dhe Data Science.
Në sa vende operon si agjensi dhe cilat shërbime kërkohen më shumë ?
Postjer Group operon në më shumë se 7 shtete të ndryshme me anë të shërbimeve digjitale apo konsulencave. Shërbimet më të kërkuara kanë qenë web design, website development, dyqane online, marketing digjital dhe konsulenca për teknologji & zhvillim produkti.
Postjer Group ka marrë edhe disa çmime? Për çfarë është vlerësuar?
Ne kemi marrë disa cmime dhe jemi vlerësuar si ndër kompanitë më të mira në PHP për 2021, fituese për cmimet në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2022 në Branding, Marketing Strategy dhe Email Marketing dhe gjithashtu fituese E – Commerce Development, Web Design dhe Web Development për vitin 2023.
Sa e vështirë është të jesh konkurues në një treg europian ku teknologjia avancon me shpejtësi marramendëse?
Nuk është aspak e vështirë kur të gjithë së bashku si ekip punojmë për të arritur rezultate, të krijojme produkte të thjeshta për përdoruesit, bashkëkohore dhe të mbështesim klientët qe kemi në problematikat që mund të kenë apo në projektimin e saktë te ideve që ata kanë. Çdo agjensi ka vizionin dhe strategjitë e veta për tregun ku operon. Ne kemi zgjedhur të krijojmë produkte të qëndrueshme dhe të mundohemi të seleksionojmë klientët, ata afatgjatë për të pasur një rrugëtim dhe për të qenë të suksseshem së bashku.
Cili është fokusi i kompanisë në të ardhmen , si do zhvillohet më tej Postjer Group ?
Postjer Group nuk është vetëm një agjensi digjitale, fokusi i kompanisë është krijimi i platformave të ndryshme të cilat ndryshojne dhe bëjnë diferencën në treg. Gjithashtu në vitin 2024 ne do të lançojme një program per idete ose kompanitë të cilat kërkojne shërbimet tona për të krijuar inovacion apo rritur shitjet dhe gjithë prezencën digjitale. Do të investojmë në këto biznese të vogla ose ide për të arritur në nivele më te larta si brand edhe shitje.