Një reputacion të mirë për prodhimin e djathit në botë ka Franca megjithatë kjo nuk e ka rënditur në të parin në botë për prodhimin e këtij produkti.
Shtetet e Bashkuara pozicionohen në vendin e parë pasi cdo vit Amerika prodhon më shumë se pesë million tonë djathë ndërsa Franca përllogaritet se prodhon deri në 2 milionë tonë .
Kalifornia dhe Wisconsin janë dy kontribuesit kryesore që përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit total të djathit në vend.
SHBA është shtëpia e një sërë djathërash të njohur, si krem djathi , çedër dhe gouda .
Për Francën , e njohur për djathrat e saj ikonë si camembert dhe roquefort, prodhimi i djathit është një pjesë integrale e identitetit të vendit.











