• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, October 25, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Pse çmimet e energjisë në Europë po rriten dhe gjendja mund të përkeqësohet

October 5, 2021
in Bota, Ekonomi, LAJM I FUNDIT, Raporte
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Europa po përballet me një rritje rekord të çmimeve të energjisë që kërcënon të dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, të ulë të ardhurat e familjeve dhe madje të pengojë tranzicionin e gjelbër të ekonomive në lindje.

Një sërë faktorësh si tregu, pozita gjeografike dhe politika, janë bashkuar në një stuhi të përsosur që nuk tregon shenja zbehjeje me afrimin e vjeshtës, ndërkohë që temperaturat po ulen gradualisht dhe ngrohja po bëhet e domosdoshme.

Çmimet e gazit natyror po rriten: në Hollandë, çmimet janë rritur nga 16 euro megavat në orë në fillim të janarit, në 75 euro nga mesi i shtatorit, një rritje prej më shumë se 360% në më pak se një vit.

Edhe pse Bashkimi Europian gradualisht po ul varësinë e tij afatgjatë në karburantet fosile, burimet e ripërtëritshme u bënë burimi kryesor i energjisë elektrike në bllok, për herë të parë në vitin 2020.

Së bashku, gazi natyror dhe qymyri ende furnizojnë më shumë se 35% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së, dhe gazi përfaqëson mbi një të pestën.

Megjithëse qymyri, karburanti më ndotës, është duke u hequr gradualisht, shumë vende e përdorin gazin natyror si një burim kalimtar për të vepruar si një urë para se të jenë gati alternativat më ekologjike, si turbinat me erë dhe panelet diellore. Për më tepër, gazi përdoret gjithashtu për ngrohjen e banesave dhe për gatim, duke e bërë rritjen e çmimeve edhe më të theksuar në shpenzimet përfundimtare të konsumatorëve.

Qytetarët në vende si Spanja, Italia, Franca dhe Polonia, tani po përballen me fatura energjie të larta në nivele rekord, që shtojnë problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Në Itali, Roberto Cingolani, ministër për tranzicionet ekologjike, tashmë i ka paralajmëruar italianët të presin një rritje prej 40% të faturave të energjisë gjatë muajve të ardhshëm. Franca tha se do të shpërblejë me nga 100 euro mbi 5.8 milion familje me të ardhura të ulëta. Në Spanjë, qeveria ka premtuar të ulë çmimet në nivelet e vitit 2018. Madridi gjithashtu i dërgoi një letër Brukselit duke kërkuar veprim në mbarë BE-në. “Ne kemi nevojë urgjente për të reaguar menjëherë ndaj rritjes dramatike të çmimeve”.

“Rritja e çmimeve në Europë lidhet me rritjen e kërkesës për energji ndërkohë që po hiqen kufizimet e vendosura nga pandemia”, tha Tim Gore, në Institutin për Politikën Europiane të Mjedisit (IEEP).

Problemet filluan të krijohen në dimër kur temperaturat më të ftohta çuan në rritjen e kërkesës për energji për të ngrohur banesat. Kjo, nga ana tjetër, shkaktoi një rënie të dukshme të rezervave të gazit, e cila arriti në një nivel shqetësues prej 30%, në mars. Në pranverë, me rritjen e vaksinimit, aktiviteti i biznesit filloi të rritej me shpejtësi, ndërkohë që zyrat, restorantet dhe vendet e tjera hapën dyert e tyre dhe konsumatorët vërshuan, të etur për të shpenzuar kursimet e tyre të mbledhura gjatë karantinës.

Rimëkëmbja ekonomike nxiti një valë të re të kërkesës për energji, e cila u rrit më tej gjatë verës, kur temperaturat e ulëta i shtynë njerëzit të përdorin sistemet e kondicionimit dhe ftohjes.

“Furnizimet që marrim nga vende si Rusia, Norvegjia dhe Algjeria, pavarësisht nga çmimi më i lartë, nuk kanë furnizuar më shumë gaz në Europë. Ata i kanë mbajtur furnizuesit e tyre në vëllime të rregullta. Dhe kjo është paksa e çuditshme sepse normalisht, nëse çmimi rritet dhe ju jeni një furnizues me kapacitet rezervë, ju mund ta përdorni këtë mundësi për të shitur më shumë gaz me një çmim më të lartë. Por kjo nuk ka ndodhur ende”, tha Dennis Hesseling, shef i infrastrukturës në Agjencinë për Bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë (ACER), për Euronews.

Ndërkohë që kompanitë nga e gjithë bota që përpiqen të aksesojnë burimet e energjisë, çmimet janë rritur vazhdimisht. Deri në gusht, ato arritën një nivel rekord. Tradicionalisht, gazi është më i lirë gjatë verës dhe kompanitë e shfrytëzojnë këtë periudhë për të ruajtur rezerva të mëdha që të përgatiten për në dimër. Por kriza e vazhdueshme e çmimeve ka ndryshuar sjelljet dhe rezervat aktuale janë historikisht të ulëta për këtë kohë të vitit, një shenjë e keqe për muajt në vazhdim.

Burimi: Euronews

Tags: Burime energjieCmimeEnergjiaEuropeGazi natyrorKarburantPandemiaQymyriRekordRimekembje ekonomikeRritjeTrazicion i gjelber
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania
Ekonomi

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

October 25, 2026
BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë
AUTO

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

October 24, 2026
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023
Teknologji

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

October 23, 2026
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë
Risi

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

October 19, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 6 tetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

6 hours ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

7 hours ago
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

9 hours ago
BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

1 day ago
Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset