Ndryshohet kënga e Izraelit për Eurovision Song Contest pasi varianti i mëparshëm u refuzua për ngjyrimet e perceptuara politike. Ky shtet do të përfaqësohet nga Eden Golan me Hurricane dhe balada u shfaq premierë të dielën në TV izraelite.
Kënga tregon historinë e një gruaje që po përjeton një krizë personale, Fjali si “Nuk ka mbetur ajër për të marrë frymë” dhe “Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre”, u panë si referenca për viktimat e sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj u kërkua ndryshim.