Anxhela Peristeri, këngëtarja shqiptare, e ftuar në një intervistë për programin ‘Ndryshe’ në ‘Top Albania Radio’, rrëfeu disa gjëra nga e kaluara e saj, që s’i kishte thënë kurrë më parë.
Puthja e saj e parë, s’kishte qenë aspak ashtu siç e kishte imagjinuar e kështu kishte qëndruar plot dy vite pa puthur, pasi kishte dhënë puthjen e parë.
“Puthjen e parë e kam dhënë në gjimnaz… Madje atë natë para se të ndodhte kam bërë prova me buzët e filxhanit… Por pas asaj puthje nuk kam puthur më nja dy vjet sepse nuk më pëlqeu fare… Kam qenë në moshën 17 vjeçe”,-tregoi Anxhela./ProBizz.al/