“Squid Game” i Netflix është kthyer për raundin e dytë.
Hwang Dong-hyuk, regjisori, krijuesi dhe shkrimtari i thrillerit korean me nëntë episode, konfirmoi lajmin në një intervistë me Associated Press të martën.
“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë,” tha ai. “Kështu që pothuajse ndihem sikur nuk na lini zgjidhje! Por unë do të them se me të vërtetë do të ketë një sezon të dytë”.
Regjisori tha se sezoni 2 është ende “në procesin e planifikimit” dhe nuk dha detaje rreth datës së publikimit ose kur do të fillonin xhirimet.
Ai vazhdoi: “Gi-Hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka për botën.“
Lexo: I refuzuar nga studiot për 10 vite, Squid Game është tani seriali #1 në 90 shtete
I publikuar më 17 shtator, “Squid Game” ndjek Seong Gi-Hun, të luajtur nga Lee Jung-jae, teksa ai dhe qindra garues të tjerë të dëshpëruar dhe thellësisht në borxhe konkurrojnë në një garë të dhunshme dhe shpesh groteske për rreth 38 milionë dollarë. Vetëm një person mund të fitojë çmimin dhe ata që humbasin serinë e lojërave për fëmijë e paguajnë me jetën e tyre.
“Squid Game” u bë lançimi më i madh i serialeve të Netflix ndonjëherë, sipas Variety.
Dhe shfaqja gjithashtu theksoi lojërat tradicionale popullore dhe që atëherë është bërë një burim memesh për internetin. Në TikTok, #SquidGame ka grumbulluar më shumë se 56.5 miliardë shikime.
Burimi: NBC News