Një studim i ri zbulon se depresioni është rritur në shifra rekord në SHBA. Sondazhi është kryer nga Gallup. Më shumë se 1 në 6 të rritur – rreth 18% – thonë se ose janë duke marrë trajtim për depresionin, ose janë aktualisht në depresion, por ende s`kanë nisur të kurohen. Sondazhi zbuloi gjithashtu se gati 30% e të rriturve janë diagnostikuar me depresion në një moment të jetës së tyre. Këto janë shifra rekord për sondazhin e Gallup, i cili filloi të mbledhë të dhëna për depresionin në vitin 2015. Situata është më problematike për gratë. Më shumë se një e treta e grave tani raportojnë se kanë qenë në depresion në një moment të jetës dhe shkalla e tyre është rritur me gati dyfishin e normës së burrave që nga viti 2017.Pas grave, të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç kanë përqindjet më të larta të depresionit, me gati 25% që raportojnë një diagnozë ose trajtim aktual.
“Fakti që amerikanët janë më të dëshpëruar dhe po luftojnë lidhet edhe me stresin dhe izolimin e pandemisë”, tha Dr. Rebecca Brendel, presidente e Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë.
Burimi: Tirana post