Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar vëmëndje çështjes së gjigandit Kinez të teknologjisë, HUAWEI.
Shkrimi thekson qëndrimin kundër që mban Agjensia Federale e Rrjetit lidhur me përjashtimin e parakohshëm të HUAWEI nga komunikimet celulare.
“Ne kemi marrë të gjitha masat paraprake në mënyrë që të përdoret vetëm teknologji e besueshme. Sipas mendimit tonë, nuk ka asnjë arsye për të përjashtuar HUAWEI që në fillim,”- tha presidenti i agjencisë së rrjetit Jochen Homann.
Gjithashtu Homann justifikoi qëndrimin e tij me katalogun e sigurisë që agjensia e rrjetit zhvilloi së bashku me Zyrën Federale për Teknologjinë e Informacionit dhe zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave.
“Kërkesat siguruan që të gjithë furnitorët të ofrojnë teknologji të besueshme. Ky katalog është i gatshëm dhe për mendimin tim është i mjaftueshëm për kontrollet e sigurisë . Kur politikanët diskutojnë kërkesa të mëtejshme, ata duhet të përqendrohen në rrjetin thelbësor të ndjeshëm si “çështja qendrore e sigurisë”, tha Homann.