Këngëtarja me famë botërore është bërë imazh i fushatës “Dior Secret Garden” për aromën ikonë J’Adore Dior.
CEO e Parfums Christian Dior, Veronique Courtois ka thënë se janë krenarë që mirëpresin Rihanen në familjen Dior. Talenti i jashtëzakonshëm, guximi dhe bukuria joshëse e këtij ylli është mishërimi ideal i feminitetit verbues dhe të fuqishëm të Dior-it.
Mësohet se këngëtarja ka marrë pjesë në një set fotografik të fotografit Steven Klein në Versajë. Po ashtu Rihanna konfirmoi se do të shfaqet edhe në një film dhe reklama.