Këngëtaret e famshme shqiptare mund të na surprizojnë me ndonjë bashkëpunim muzikor. Rita Ora në një intervistë në podcasting “Not Skinny But Not Fat” është shprehur se po mendon për të realizuar një këngë me Dua Lipën, bebe Rexhën dhe Ava Max. “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme. Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës”, ka thënë Rita Ora.
E pyetur nëse do të bëjnë ndonjë projekt së bashku Rita Ora u shpreh “Do të ishte mirë nëse bëjmë diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tonë”.