Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u shfaq me një fustan të zi elegant të ngushtë dhe me një fjongo ngjyrë të kuqe e ndezur përgjatë dyshemesë në javën e Modës në Paris.
Ndërsa si aksesor kishte vënë një palë doreza të gjata të zeza dhe taka të larta . Në gjithë këtë pamje mahnitëse 33 vjeçarja flokët i kishte stiluar me onde të thjeshta dhe të mbledhur me një shirit të zi.
Rita Ora performoi për “Audemars Piguet” dhe “Tamara Ralph”. Këto ditë ajo do të publikojë këngën “Shape of Me” një bashkëpunim më Keith Urban . Kënga në fjalë është një frymëzim nga nëna e saj dhe iu dedikohet të gjitha grave.