Rita Ora vjen kësaj here si modele . Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është shfaqur në ngjyrë rozë nga koka tek këmbët. 33-vjeçarja, kishte veshur xhaketë sportive, top të shkurtër, pantallona të shkurtra dhe taka në të njejtën ngjyrë.
Rita modelonte koleksionin e saj pranveror për ‘Primark’, ku ajo është edhe ambasadore e markës që nga viti i kaluar. Ajo dukej si një barbie pasi gjithçka rreth saj është vetëm rozë.