Rita Ora ka publikuar këngën “Ask & You Shall Receive”. Në videoklip këngëtarja shfaqet duke marrë nën kontroll një lavanderi , ku ajo shkatërron vendin me një shkop dhe merr çantat e saj me para.
Në një postim në instagram ajo shkruan “Në këtë video, ne vendosëm zemrën, shpirtin, gjakun, për një nga xhirimet më ambicioze, sfiduese dhe kreative që kam qenë ndonjëherë pjesë. Faleminderit çdo personi që e solli në jetë këtë krijim, me shpresën se edhe ju do ta doni atë.”
“Ask & You Shall Receive” është pjesë e albumit të katërt të ardhshëm të Orës. Këngëtarja publikoi albumin e saj më të fundit, You & I, në korrik 2023.