Kohët e fundit u dyshua se këngëtari Robert Berisha ishte në një lidhje dashurie me modelen italiane, Maria Bove.
Këto dyshime lindën kur në rrjetet e tyre sociale ata postuan foto e video mjaft intime në rrjetet sociale.
Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel. Pikërisht aty ai u pyet në lidhje me këto poza që u komentuan shumë, pasi u shfaqen duke u puthur në buzë.
“Me Marian nuk kam asgjë. Thjesht kemi qenë miq e vijojmë të jemi. Ajo ka qenë në Kosovë, e doja te emisioni im. Kaq. Nuk kam pas bateri kur e ka postuar atë foto, se do i kisha thënë ta hiqte. Të kishim bërë seks, mirë, po të flitet për një gjë kaq të vogël”, tha Roberti.
Ervin Kurti nuk e la pa e ngacmuar më shumë duke i thënë: “Ti pas ndarjes sikur ke bërë shumë shoqe të njohura”, dhe Roberti iu përgjigj: “Gjithmonë i kam pas shoqe, ti e di se edhe djemtë i puth unë”.
Ai pa e vrarë mendjen thotë se çdo gjë e merr për kompliment e nuk mërzitet aspak, pasi ai i thotë në e kanë ngacmuar dhe djemtë apo jo. /ProBizz.al/