Pas ndarjes së bujshme të Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit, ish-konkurrentë të ‘Përputhen’, Tea zgjodhi të flasë ekskluzivisht në një aplikacion të ri me pagesë, prej katër eurove, i quajtur “Përputhen”.
Bearti i zhgënjyer nga “shitja” që i bëri ajo për vetëm 4 euro vendosi të tregojë të vërtetën e tij sipas anës së tij të historisë, ku e akuzon Tean se viktimizohet dhe gjithçka ajo ka thënë në intervistën e saj nuk është e vërtetë.
Por ata nuk janë të vetmit që deshën të tregonin historinë sipas anës së tyre. Tani, ish-konkurrenti tjetër i ‘Përputhen’ Andi Shehi, ka zgjedhur të flasë. Por me një kusht, pasi të arrijë 30 mijë ndjekës në platformën ‘Facebook’. Këtë njoftim ai e bëri nëpërmjet një postimi në InstaStory në rrjetet e tij sociale. Vetëm duke shtuar ndjekësit e tij ai do të tregojë variantin e tij./ProBizz.al/