• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Sa duhet të fitoni në Shqipëri për të arritur “pragun e lumturisë”? Studimi e vlerëson në 28 mijë dollarë në vit

August 10, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një individ në Shqipëri do të duhej të siguronte rreth 28 mijë dollarë të ardhura në vit për të arritur të ashtuquajturin “prag të lumturisë”, niveli pas të cilit rritja e mëtejshme e të ardhurave nuk sjell më një përmirësim domethënës të kënaqësisë nga jeta.

Sipas një renditjeje të publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në analizën e Remitly, paga mesatare vjetore në Shqipëri vlerësohet në rreth 10 mijë dollarë. Kjo do të thotë se një punonjës mesatar arrin të mbulojë vetëm 34.8% të nivelit të konsideruar si i nevojshëm për këtë prag, duke lënë një diferencë prej më shumë se 18 mijë dollarësh në vit.

Në terma mujorë, pragu për Shqipërinë llogaritet në rreth 2,316 dollarë, ndërsa paga mesatare e përdorur në renditje është afërsisht 830 dollarë në muaj.

Ky tregues nuk përfaqëson shumën minimale të nevojshme për të mbuluar shpenzimet bazë si ushqimi, banesa apo faturat. Ai mat nivelin e të ardhurave ku, sipas studimeve mbi mirëqenien subjektive, rritja e mëtejshme e pagës nuk shoqërohet më me një rritje të ndjeshme të kënaqësisë nga jeta.

Shqipëria mbetet ndër vendet me pagat më të ulëta

Hendeku mes pagave reale dhe këtij pragu lidhet me nivelin relativisht të ulët të të ardhurave në Shqipëri.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në statistikat e INSTAT, Eurostat dhe OECD, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte 84.1 mijë lekë në vitin 2025, ose rreth 10,300 euro në vit, duke e renditur vendin në fund të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Në rajon, paga mesatare vjetore bruto arrinte në rreth 15,500 euro në Serbi, 15 mijë euro në Bosnjë-Hercegovinë, 14,500 euro në Mal të Zi dhe 13,200 euro në Maqedoninë e Veriut.

Krahasuar me Bashkimin Europian, diferenca është edhe më e madhe. Paga mesatare vjetore bruto në vendet e BE-së llogaritet rreth 50 mijë euro, ndërsa në Gjermani arrin në 66,700 euro, në Itali 36,600 euro dhe në Greqi 26,600 euro në vit.

Monitor thekson se këto shifra nuk përputhen plotësisht me pagën prej 9,670 dollarësh të përdorur në renditjen e Visual Capitalist, pasi burimet dhe metodologjitë e përdorura janë të ndryshme.

Çfarë mat “çmimi i lumturisë”?

Përllogaritja mbështetet në një studim të Universitetit Purdue, i cili analizon marrëdhënien mes të ardhurave dhe mirëqenies subjektive. Studiuesit identifikuan një nivel të ardhurash, të quajtur “income satiation” ose niveli i ngopjes së të ardhurave, pas të cilit fitimet shtesë nuk përmirësojnë më ndjeshëm mënyrën se si individët e vlerësojnë jetën e tyre.

Vlerat janë përshtatur sipas fuqisë blerëse dhe inflacionit për secilin vend, ndërsa pagat mesatare janë marrë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Të dhënat janë përditësuar deri në mars 2026.

Autorët theksojnë se ky prag nuk garanton lumturinë. Mirëqenia ndikohet gjithashtu nga faktorë si shëndeti, marrëdhëniet familjare, siguria, kushtet e punës, arsimi dhe mbështetja sociale.

Sllovenia, mbi “pragun e lumturisë”

Nga 50 vendet e analizuara, Sllovenia ishte e vetmja ku paga mesatare rezultonte më e lartë se “çmimi i lumturisë”. Paga mesatare vjetore prej rreth 42,800 dollarësh ishte 16.3% mbi pragun e vlerësuar prej 36,800 dollarësh.

Në Letoni, paga mesatare mbulonte 84.7% të pragut, ndërsa në Poloni rreth 74.5%.

Ndërkohë, vendet me paga shumë të larta nuk rezultojnë domosdoshmërisht më pranë këtij niveli. Në Shtetet e Bashkuara, paga mesatare prej 75,300 dollarësh mbulon vetëm 55.8% të “çmimit të lumturisë”, i cili vlerësohet në 134,800 dollarë.

Australia kryeson renditjen me pragun më të lartë, rreth 161,300 dollarë, ndërsa paga mesatare prej 59 mijë dollarësh mbulon vetëm 36.6% të tij. Një situatë e ngjashme vërehet edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Zelandën e Re, ku pagat mbulojnë vetëm një pjesë të këtij niveli të vlerësuar./Monitor

Tags: FitimelumturisepraguShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
Next Post
Nuk je gjithmonë i lodhur sepse nuk fle mjaftueshëm: Ndoshta ke nevojë për një tjetër lloj pushimi

Nuk je gjithmonë i lodhur sepse nuk fle mjaftueshëm: Ndoshta ke nevojë për një tjetër lloj pushimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset