Vesi jonë i preferuar është të pimë kafen sapo zgjohemi në mëngjes. Por dermatologët thonë se konsumimi i saj rrit nivelet e stresit . Kur pihet me tepri shkakton akne. Administrata e Ushqimeve dhe Ilaceve sugjeron një maksimum prej 400 miligramësh në ditë.
Në kafe përfshihen qumështi jo organik, sheqeri i bardhë dhe ëmbëlsuesit të cilët ndikojnë në hormone duke shkaktuar puçrra fytyre. Po ashtu mund të shkaktojë shqetësime në zorrë.
Ndaj është e sugjerueshme që kafeja të konsumohet e zezë pa asgjë shoqëruese pasi përveç anëve negative kafeina përmban edhe veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.