Rita Ora merr çmimin “Brit Billion Awards”

Rita Ora është në mesin e artistëve që morën çmimin e parë “Brit Billion” për mbi 1 miliardë transmetime në Mbretërine e Bashkuar . Mes tyre ishin edhe  Mariah Carey, Lewis Capaldi, Whitney Houston, Coldplay dhe Sam Smith.

Më shumë se 85% e konsumit të muzikës së regjistruar në MB tani bëhet përmes transmetimit.

Ky trofe është pjesë e Brit Awards, çmimeve të famshëm të muzikës britanike, por si i krijuar rishtazi, ai u dha 3 muaj pas trofeve tradicionalë që u shpërndanë në Shkurt.