Pothuajse të gjithë janë të vetëdijshem për problemet shëndetësore që sjell pirja e duhanit. Por në raportet e fundit në lidhje me këtë fenomen ka shkruar edhe Medical News.
Një studim i publikuar në “Acta Psychiatrica Scandinavica Trusted Source” zbuloi se njerëzit që pinin duhan kishin 258 për qind më shumë gjasa të përjetonin shtrimin në spital në lidhje me skizofreninë, çrregullimin bipolar ose depresionin madhor.
Edhe pse lënia e duhanit duket e vështirë, mjekët rekomandojnë plane dhe strategji për të shpëtuar nga ky problem si me dhënien e medikamenteve ashtu edhe me stërvitje .