Sërish rënie në monedhat europiane

Monedha europiane ka pësuar rënie në krahasim me javën që lamë pas pasi është blerë këtë javë me 102.3 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë . Dollari po ashtu ka shënuar rënie duke u blerë me 92.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë sipas kursit të këmbimit valutor.

Luhatje negative ka patur edhe franga zvicerane e cila është blerë me 106 lekë dhe është shitur me 109.2 lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai është prekur nga një rënie e ndjeshme e vlerës këtë fillim jave duke u blerë kështu me 118.5 lekë dhe duke u shitur me 120.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.