Shoqata e Bankave zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikqyrës

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB)  në datën 15 prill 2021 zhvilloi mbledhjen e Asamblesë. Sipas agjendës, dhe në përputhje me statutin e AAB-së, u zgjodh Bordi Mbikëqyrës i Shoqatës, me pesë anëtarë.

Kryetar i Bordit Mbikëqyrës u zgjodh z.Bledar Shella ndërsa z.Seyhan Pencabligil u zgjodh Zëvendës Kryetar.

Anëtarët e zgjedhur janë:

  • Z.Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania; 
  • Z.Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT); 
  • Z.Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank; 
  • Z.Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank;
  • Z.Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i FIBank Albania.

Zyra Ekzekutive e AAB-së falënderon Komitetin Ekzekutiv dhe ish Kryetarin, zotin Silvio Pedrazzi, – i cili, së afërmi do të angazhohet në projekte të tjera, – për përfaqësimin e Shoqatës me cilësi, standard dhe vizion, duke përballur me sukses situatën e vështirë të krijuar nga pandemia Covid-19, dhe me këtë rast i uron Bordit Mbikëqyrës dhe Kryetarit, z.Bledar Shella, suksese në përballimin e kërkesave të reja të zhvillimit të tregut bankar dhe përfaqësimit të industrisë bankare!/ProBizz.al/