Diella, tashmë ministre. Shqipëria bëhet vendi i parë në botë që ka një ministri të krijuar nga Inteligjenca Artifciiale .
Emri i saj do të thotë rreze dielli dhe ajo do të jetë shërbyesja për prokurimet publike. Propozimi u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
“Diella është anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale,” tha Rama.
Vendimet për tenderat do t’i kalohen Diellës dhe Shqipëria mund të kthehet në vendin ku tenderët publikë do të jenë 100 % të pakorruptueshëm. Nuk bëhet fjalë për fantashkencë, por kjo është detyra e Diellës.
Diella është prezantuar tashmë para qytetarëve shqiptarë, pasi fuqizon platformën e-Albania, e cila u mundëson qytetarëve të aksesojnë pothuajse të gjitha shërbimet e qeverisë në mënyrë digjitale. Ajo ka edhe një avatar, që shfaqet si një vajzë e re e veshur me kostum tradicional shqiptar.












