Dihet që me rritjen e moshës trupi prodhon më pak kolagjen i cili mund të çojë në shfaqje të rrudhave. Por ka disa mënyra si mund të ngadalësojmë humbjen e elasticitetit të lëkurës.
Ushqimet si pula, peshku, viçi ndihmojnë trupin për të marrë kolagjen.
Gjithashtu nëpërmjet vitaminës C rrisim prodhimin e kolagjenit duke konsumuar brokoli, portokallet, luleshtrydhet . Edhe gaforret e detit, mëlçia e viçit, qiqrat janë të dobishme për organizmin në këtë drejtim.
Rekomandohet edhe nga mjekët që të merren edhe suplementet e kolagjenit në formën e tabletave ose pluhurit pasi ngadalësojnë plakjen.