Vajzat dhe jo vetëm kanë shqetësime në lidhje me rënien e flokëve .
Por cilat janë mënyrat që mund ta parandalojmë ?
Dieta ushqimore
Sigurohuni që po konsumoni mjaft proteina në dietën tuaj ushqimore. Burimet më të mira të proteinave janë qumështi, e bardha e vezës dhe peshku. Ju gjithashtu, duhet të hani ushqime me acide të larta yndyrore omega-3, të tilla si salmoni, dy ose tri herë në javë.
Më shumë vitamina dhe minerale
Vitamina A është vendimtare për flokët e shëndetshëm, sepse ajo “punon me sintezën e yndyrës”. Produktet ushqimore të pasura me vitaminë A përfshijnë zarzavatet, karotat dhe vezët. Ndërkohë edhe vitamina B12 ndihmon më shumë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, çka siguron më shumë oksigjen për trupin tuaj.
Balanconi hormone
Shumë njerëz që fillojnë të humbasin flokët kanë një çekuilibër hormonal. Nëse vuani nga diçka e tillë, mendoni që të përmirësoni situatën duke konsumuar ushqime që ndihmojnë në stabilizimin e hormoneve.
Pini më shumë ujë
Qëndrimi i hidratuar është vendimtar në rritjen e indeve dhe ndihmon për një organizëm më të shëndetshëm. Vetë boshti i flokëve është kryesisht i përbërë nga uji. Vendosini vetes një qëllim për të pirë së paku 1-2 litra çdo ditë.