• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, October 24, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Sipërmarrësi Fatmir Shtjefni, i pandalshëm para sfidave dhe që zotëron biznese në disa shtete të botës

September 21, 2025
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Mund të themi pa hezitim që është një ndër personazhet me interesante dhe të spikatura që ka intervistuar Probizz.al , si pjesë e fushatës së ndërmarrë për promovimin e sipërmarrësve shqiptarë. Diaspora që na bën krenare sa herë ndeshemi me të tilla modele suksesi. Fatmir Shtjefni nga Lezha, adoleshent u detyrua të emigronte në Itali. Një rrugë e nisur fillimisht pa dëshirë e cila në fakt rezultoi një shtysë e mirë dhe fatsjellëse që të hynte në botën e biznesit, por pa harruar Shqipërinë e tij.

Probizz.al: Me një kërkim të shkurtër në internet kuptohet që emri juaj lidhet me një biznesmen të suksesshëm. Deri këtu ju solli disiplina, fati, vizioni, guximi apo të gjitha së bashku?

Fatmir Shtjefni: Ishte një kombinim i të gjithave. Disiplina më ka mësuar të jem konsistent, vizioni më ka shtyrë të shoh më larg, guximi më ka dhënë forcën të marr rreziqe që të tjerët nuk i merrnin, ndërsa fati solli disa mundësi që unë dija t’i kapja. Suksesi nuk është rastësi, por një përzierje e punës, këmbënguljes dhe momentit të duhur, si dhe motivimit personal për objektivat që i vendos vetes. Sa më të vështirë të jenë ata, aq më e bukur është arritja.

Probizz.al: Çfarë impulsesh ju dha Italia që ju ndihmuan të ngjitnit shkallët e karrierës dhe pse zgjodhët hotelerinë dhe restorantet?

Fatmir Shtjefni: Italia më mësoi kulturën e sakrificës dhe cilësisë, si dhe faktin që aty të gjithë nisin me mundësi të barabarta, pjesa tjetër varet nga ty. Venecia ishte një treg sfidues, ku çdo gabim shihej menjëherë. Zgjodha hotelerinë dhe gastronominë pas një periudhe të gjatë investimesh në fushën e real estate komercial dhe dyqaneve, për të pasur diversifikim sektorësh. Këto fusha lidhen ngushtë me njerëzit, kërkojnë kreativitet, menaxhim dhe pasion. Sidomos në turizëm, në një qytet si Venecia, ishte terreni ideal për të ndërtuar diçka të qëndrueshme.

Probizz.al: Nuk u ndalët me Italinë, por aktivitetin tuaj e keni shtrirë edhe në Britani dhe SHBA. A ofrojnë këto tregje të njëjtat mundësi për rritje?

Fatmir Shtjefni: Janë tregje shumë më të mëdha, por edhe më të vështira. Konkurrenca është e fortë dhe standardet tepër të larta. Megjithatë, nëse ofron një shërbim të mirë dhe produkte cilësore, potenciali është i madh. Britania dhe SHBA më mësuan përshtatjen dhe profesionalizmin në një nivel global, në terrene shumë më të vështira sesa ato ku isha mësuar më parë. Ishte një sfidë me veten time, e cila më ka shërbyer edhe për eksperiencat e tjera në vende të ndryshme.

Probizz.al: Së fundmi jeni rikthyer me investime në Shqipëri. Si erdhët tek ky vendim, ishte vendi më i hapur, ofronte më shumë mundësi apo klima e biznesit ka ndryshuar?

Fatmir Shtjefni: Vendimi ishte si personal, ashtu edhe profesional. Në vitin 1997, në moshën 17 vjeçare, u detyruam të iknim mes trazirave të mëdha. Na u ndërpre adoleshenca, arsimi, e ardhmja, ëndrrat. Duke rrezikuar jetën, ikëm të hidhëruar me vendin tonë. Më vonë kuptuam që faji nuk ishte i Shqipërisë. Në fund, Shqipëria është vendi im dhe gjithmonë kam dashur të kontribuoj, pra momenti negativ dhe situata e keqe u transformuan në një mundësi. 

Sot klima e biznesit është më e hapur, kërkesa për cilësi është rritur dhe mundësitë janë reale. Por mbi të gjitha, ishte dëshira për të sjellë eksperiencën e fituar në Venecia dhe për ta ndarë me të tjerët. Besoj se ka ardhur momenti që Shqipëria të dalë nga mentaliteti i vjetër dhe të hyjë në një sistem funksionimi profesional, transparent dhe pa rrugë të shkurtra  si nga institucionet, ashtu edhe nga sektori privat. Sa më shumë që ne kontribuojmë këtu me sistemin dhe eksperiencat tona, aq më shumë përfiton i gjithë vendi. Nuk duhet ta ruajmë për vete dijen dhe përvojën e fituar jashtë, por ta ndajmë, në shërbim të brezave të rinj, shoqërisë dhe të ardhmes së Shqipërisë, në fund jemi të gjithë të kalimit, diferencën e bën cfare ne do jemi në gjëndje t’u lemë tjerëve. 

Rreth Fatmir Shtjefni

Fatmir Shtjefni, ka lindur në Lezhë në vitin 1980. Në vitin 1997, në moshën 17-vjeçare, emigroi në Itali për shkak të trazirave. Fillimisht jetoi në Milano, ku studjoi e punoi, dhe më pas u vendos në Venecia, ku nisi rrugëtimin në sipërmarrje. Gjatë viteve ka ndërtuar një karrierë të fortë në sektorin e turizmit, real estate-it komercial, si dhe në fushën e dyqaneve, hotelerisë dhe gastronomisë, duke krijuar e menaxhuar mbi 50 njësi tregtare.

Me kalimin e kohës kuptoi që ka nevojë për sfida të reja e më të mëdha, prandaj vendosi të diversifikojë tregjet, ne forme Globale dhe për t’u  zgjeruar edhe në Britani dhe SHBA dhe po ashtu në vende të tjera, duke i dhënë mundësinë të mësojë e të përshtatet në tregje më të mëdha e më sfiduese. Sot, pas më shumë se dy dekadash përvojë ndërkombëtare, vendosi po ashtu të zgjerohet në Shqipëri me projekte të reja në turizëm, hoteleri dhe po ashtu network marketing një fushë vetpunësimi interesant. Për Fatmir Shtjefnin, Shqipëria nuk është thjesht një investim, por edhe një mision personal: të ndaj përvojën e fituar jashtë dhe ta vërë në shërbim të zhvillimit të vendit dhe brezave të rinj.

Tags: BizneseBritaniFatmirShtjefnihoteleriLezhenetworkmarketingrestoranteSipermarresTurizem
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
Histori Suksesi

Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

September 24, 2026
Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë
Siperrmarres te suksseshem

Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

September 12, 2026
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?
Biznes

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

September 10, 2026
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Next Post
Inteligjenca artificiale mund t’u tregoj edhe si të visheni

Inteligjenca artificiale mund t’u tregoj edhe si të visheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

28 minutes ago
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

2 hours ago
Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

1 day ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

1 day ago
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset