Krijuesi i Postjer Group: Nisma më e re për rrjetëzim global
Tirana Digital Nomad Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, mblodhi sipërmarrës, krijues dhe profesionistë të teknologjisë nga vende të ndryshme për të ndarë ide dhe eksperienca. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm sipërmarrësi shqiptar, Hudi Shehu, i cili vuri theksin tek rëndësia e digjitalizimit për bizneset shqiptare dhe prezantoi vizionin e tij për një rrjet global që bashkon sipërmarrës dhe investitorë shqiptarë nga e gjithë bota.
Rrugëtimi i një sipërmarrësi: Drejtimi i Postjer Group në Londër dhe përfshirja në tregun shqiptar
Hudi Shehu foli për sfidat dhe mësimet e rrugëtimit të tij si sipërmarrës në Londër dhe jashtë Shqipërisë. Ai tregoi për vështirësitë që hasin sipërmarrësit në tregjet ndërkombëtare, duke risjellë në vëmendje rëndësinë e këmbënguljes, fleksibilitetit dhe përshtatjes me teknologjitë moderne. ” Një det i qetë nuk krijon një marinar të aftë” u shpreh Hudi duke risjellë në vëmendje shprehjen e Franklin Roosvelt . Kjo për t’u treguar të gjithë pjesëmarrësve se pavarësisht problemeve gjatë rrugës së sipërmarrjes nuk duhet të heqim dorë.
Rëndësia e digjitalizimit për bizneset shqiptare
Një nga pikat kryesore të diskutimit të tij ishte roli kritik që digjitalizimi ka në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve shqiptare. Hudi theksoi se në epokën e sotme, përdorimi i teknologjive si Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Marketing Digjital nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për çdo biznes që synon të jetë konkurrues. Ai u ndal edhe tek NeuroMarketing, një trend të ri marketing që po e aplikojnë në klientët e tyre. Shehu theksoi se Postjer Group, kompania që ai drejton, është e përkushtuar të ndihmojë bizneset shqiptare të përqafojnë këtë transformim përmes shërbimeve të avancuara si:
- Dizajni dhe zhvillimi i faqeve të internetit (Web) apo platforma online
- Marketingu dixhital i personalizuar.
- Zbatimi i strategjive të AI për të rritur angazhimin e klientëve dhe shitjet.
“Inteligjenca Artificale nuk është këtu për të n’a zëvendësuar por për të n’a ndihmuar të arrijmë më tepër sukses duke rritur produktivitetin tonë ” tha ai.
Krijimi i organizatës së sipërmarrësve, investitorëve dhe drejtorë ekzekutivë shqiptarë
Një tjetër moment i rëndësishëm në fjalimin e Hudi Shehut ishte shpallja e një nisme të re: krijimi i një komuniteti global për sipërmarrës, investitorë dhe drejtues shqiptarë ekzekutivë. Ai e përshkroi këtë iniciativë si një platformë që do të mundësojë rrjetëzimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave midis profesionistëve shqiptarë në mbarë botën. “Qëllimi është të ndërtojmë ura që lidhin sipërmarrësit shqiptarë kudo që ndodhen, duke i fuqizuar ata me burimet dhe njohuritë e duhura për të qenë liderë globalë,” shpjegoi ai.
Një vizion për të ardhmen e sipërmarrjes shqiptare
Hudi Shehu theksoi se Shqipëria ka potencial të madh për të përqafuar inovacionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja. Ai inkurajoi të pranishmit që të investojnë në digjitalizimin e bizneseve të tyre dhe të jenë pjesë e komunitetit që po krijon për të forcuar ndikimin global të sipërmarrësve shqiptarë.Shehu theksoi gjithashtu rëndësinë e kthimit të sipërmarrësve të Diasporës në Shqipëri, për të investuar dhe të bëjmë Shqipërinë pikën më të rëndësishme digjitale dhe inovacioni në rajon.
Tirana Digital Nomad Festival u kthye kështu jo vetëm në një forum për ndarjen e ideve, por edhe në një pikënisje për projekte ambicioze që synojnë ta vendosin Shqipërinë në hartën globale të teknologjisë dhe inovacionit.