Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zhvilloi një sesion informimi për procesin e fiskalizimit dhe sfidat e këtij procesi. Në takim u trajtuan edhe shqetësime konkrete të sipërmarrjeve në këtë periudhë tranzitore ku ndodhen si adminitrata tatimore edhe sipërmarrjet.
Sfidat e sipërmarrjeve, veçanërisht atyre të vogla ishin në krye të diskutimeve. Znj. Klodiana Ajazi, përfaqësuese e biznesit dhe Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas, theksoi në mënyrë të vecçantë rëndësinë që ka procesi i fiskalizimit dhe mbështetjen që vetë Dhoma Ekonomike e Gruas ofron për mbarëvajtjen e tij. Ajo vuri në pah problematikat dhe sfidat e hasura në procesin e implementimit.
Zonja Rozana Çelmeta, Drejtore e Drejtorisë së Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve trajtoi çështjet e ngritura për fiskalizimin dhe prezantoi informacione të rëndësishme në këtë proces tranzitor. Ajo theksoi se në afatgjatë, ky proces do të mundësojë më pak burokraci dhe rrit transparencën për të gjitha palët. Nisur nga shqetësimi i kostove të larta, znj. Celmeta tha se, “kompanitë duhet të rishikojnë tarifat e zgjidhjeve softuerike”. Për nënkryetaren e Dhomës, Valbona Begolli, “fiskalizimi do të ndikojë pozitivisht për të gjitha bizneset, duke qenë se në vijim do të kemi një platformë online ku na ofrohet më shumë fleksibilitet me reduktimin e kohës së kryerjes së disa proceseve, të cilat më parë bëheshin manualisht. Do të ofrohet një kontroll më i mirë i evazionit fiskal, si dhe do të kemi planifikim për shlyerjen e detyrimeve në kohë kundrejt shtetit dhe furnitorëve. Në këtë mënyrë përfitojmë një marrëdhënie të pastër Shtet-Biznes”. Sipas znj Begolli, shqetësimi aktual për të gjitha bizneset është, Mosfunksionimi i fiskalizmit të operacioneve të kompanive me software-in e dhe Tatimet Gratë sipërmarrëse, pjesë e tryezës së rrumbullakët shprehën shqetesimet e tyre praktike mbi implementimin, sidomos për procedurën e faturës fiskalë në zona pa mbulim me internet, si dhe për faktin se software-t shfaqin ende probleme dhe janë të pakonsoliduara.
Gjatë takimit përfaqësuesit e biznesit ngritën një sër pyetjesh konkrete mbi sistemin dhe prerjen e faturave, të cilat morën përgjigje nga Znj. Daniela Xhako, përfaqësuese e studios Mazars. Sipërmarrëset kërkuan në mënyrë të veçcantë fleksibilitet nga biznesi për kohën tranzitore dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe vunë në pah rëndësinë e shtyrjes së afatit, për aplikimin e gjobave, parashikuar aktualisht për 1 Janar 2022. Në veçanti ky shqetësim vjen për llogari të bizneseve të vogla, të cilat janë ende larg këtij procesi.
Shqetësimet në procese teknike, ana e sistemeve softwerike u trajtuan konkretisht edhe nga z.Donald Gjika, CEO i Info Business Solution (IBS). Ai u shpreh se vetë kompanitë, të cilat ofrojnë zgjidhje IT dhe kanë programet softëerike janë të interesuar të trajnojnë vetë bizneset, me qëllim mirëfunksionimin e procedurave.
Gjatë diskutimit dolën në pah edhe probleme të pazgjidhura aktualisht, të cilat do të adresohen në vijim nga Dhoma Ekonomike e Gruas me institucionet përkatëse./ProBizz.al