“Kina do të lëshojë robotin tjetër që do zbarkojë në hënë në 2024 dhe ai do të bartë pajisje nga Franca, Suedia, Rusia dhe Italia,”- njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve.
“Planet kërkojnë që Chang’e 6 të ulet pranë polit jugor hënor dhe të mbledhë mostra për t’u kthyer në Tokë,”-tha shefi i programit, Hu Hao, në një konferencë të shtunën, sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua.
Landers Chang’e janë pjesë e përpjekjeve kineze për eksplorimin e hapësirës që gjithashtu përfshijnë një sondë që po përgatitet të ulë një robot në Mars. Ka gjithashtu plane për një stacion orbital të ekuipazhit, uljen e një njeriu në hënë dhe marrjen e tokës nga një asteroid.
Në dhjetor, sonda e mëparshme e hënës, Chang’e 5, ktheu shkëmbinjtë hënorë në Tokë për herë të parë që nga vitet 1970.
“Chang’e 6 duhet të “mbledhë mostra hënore automatikisht për analiza dhe kërkime gjithëpërfshirëse“,- tha Hu në konferencën në qytetin lindor të Nanjing.
Njoftimi pasqyron ndërveprimin në rritje midis programit hapësinor sekret të Kinës, të lidhur me ushtrinë dhe vendeve të tjera.
Burimi: Associated Press