Spanja ofron zbritje të tatimit mbi të ardhurat për blerësit e makinave elektrike. Ky shtet do rimbursojë deri në 15 % të tatimit mbi të ardhurat për njerëzit që blejnë një automjet elektrik (EV) përpara fundit të vitit për të inkurajuar drejtimin më të pastër. Deklarata u bë nga Ministrja e Ekonomisë Nadia Calvino.
Nisma është pjesë e një pakete kundër inflacionit me vlerë 8.9 miliardë euro (9.7 miliardë dollarë) në të cilën masa të tjera tashmë të vendosura – si subvencionet e transportit publik dhe shkurtimet e taksave të vlerës së shtuar për ushqimet bazë – do të zgjaten deri më 31 dhjetor. Masat ishin caktuar të përfundonin më 30 qershor.
“Qëllimi është konsolidimi i investimeve që po kryhen në vendin tonë për modernizimin e industrisë së automobilave“, tha Calvino.
Ajo shtoi se zbritja maksimale e tatimit mbi të ardhurat do të ishte 20,000 euro (21,900 dollarë).
Calvino tha se mbështetja totale e shtetit – duke përfshirë shkurtimet e taksave, subvencionet dhe grantet – që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 arriti në 47 miliardë euro.
“Situata makroekonomike është e favorshme dhe Spanja po përballet shumë më mirë se pjesa tjetër e Evropës me skenarin e ndërlikuar ndërkombëtar, por lufta dhe rritja e normave të interesit vazhdon të ketë efektet e saj … prandaj (paketa) do të lejojë ne të ecim me qetësi dhe besim në gjysmën e dytë të vitit në një kontekst pasigurie, por me shpresën që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Calvino.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al