Spanja favorizon qytetarët që përdorin makina elektrike

Electric vehicle changing on street parking with graphical user interface, Future EV car concept

Spanja ofron zbritje të tatimit mbi të ardhurat për blerësit e makinave elektrike. Ky shtet do rimbursojë deri në 15 % të tatimit mbi të ardhurat për njerëzit që blejnë një automjet elektrik (EV) përpara fundit të vitit për të inkurajuar drejtimin më të pastër. Deklarata u bë nga Ministrja e Ekonomisë Nadia Calvino.

Nisma është pjesë e një pakete kundër inflacionit me vlerë 8.9 miliardë euro  (9.7 miliardë dollarë) në të cilën masa të tjera tashmë të vendosura – si subvencionet e transportit publik dhe shkurtimet e taksave të vlerës së shtuar për ushqimet bazë – do të zgjaten deri më 31 dhjetor. Masat ishin caktuar të përfundonin më 30 qershor.

Qëllimi është konsolidimi i investimeve që po kryhen në vendin tonë për modernizimin e industrisë së automobilave“, tha Calvino.

Ajo shtoi se zbritja maksimale e tatimit mbi të ardhurat do të ishte 20,000 euro (21,900 dollarë).

Calvino tha se mbështetja totale e shtetit – duke përfshirë shkurtimet e taksave, subvencionet dhe grantet – që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 arriti në 47 miliardë euro.

Situata makroekonomike është e favorshme dhe Spanja po përballet shumë më mirë se pjesa tjetër e Evropës me skenarin e ndërlikuar ndërkombëtar, por lufta dhe rritja e normave të interesit vazhdon të ketë efektet e saj … prandaj (paketa) do të lejojë ne të ecim me qetësi dhe besim në gjysmën e dytë të vitit në një kontekst pasigurie, por me shpresën që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Calvino.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al