Teoria e re e “djegies” shpjegon pse alienet po i shmangen Tokës

Në vitin 1950, fizikani fitues i çmimit Nobel, Enrico Fermi bëri një pyetje që i mundon astronomët edhe sot e kësaj dite:

“Ku janë të tjerët?”

Pyetja e tij është përjetësuar në paradoksin Fermi.

Teoria pretendon se ekziston një konflikt midis mungesës së dukshme të alienëve dhe probabilitetit që ata ekzistojnë.

Përkrahësit vërejnë se universi është rreth tre herë më i vjetër se sistemi ynë diellor dhe përmban më shumë se një miliard trilion yje. Nëse njerëzit mund të udhëtojnë në Hënë, pse nuk na kanë vizituar jashtëtokësorët inteligjentë?

Disa astrobiologë këtë javë propozuan një përgjigje: qytetërimet aliene bëhen aq të avancuara dhe të mëdha sa nuk mund të përballojnë udhëtimin ndëryjor.

Dr Michael Wong, i Institutit Carnegie për Shkencën, dhe Dr Stuart Bartlett, i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, e përshkruajnë këtë krizë si “djegie asimptotike”.

Shoqëritë arrijnë në këtë pikë kur kërkesat e tyre për energji bëhen të paqëndrueshme. Ata pastaj përballen me një zgjedhje të ashpër:

Qytetërimet ose shemben nga djegia ose e ridrejtojnë veten drejt prioritizimit të homeostazës, një gjendje ku zgjerimi kozmik nuk është më një qëllim, duke i bërë ato të vështira për t’u zbuluar nga distanca,” hipotezojnë shkencëtarët në Royal Society Open Science.

Qytetërimet planetare mund t’i devijojnë këto katastrofa përmes rivendosjeve teknologjike – por kjo thjesht vonon të pashmangshmen.

Qytetërimet e alienëve që janë afër djegies mund të jenë më të lehtat për t’u zbuluar.

Ata do të ndryshonin mjediset e tyre dhe do të shpërndanin energjinë e lirë në një mënyrë jashtëzakonisht të paqëndrueshme, [duke prodhuar] luhatje në shkallën planetare që shfaqin sinjalin më të madh në zhurmë,” thonë autorët e studimit.

“Kjo paraqet mundësinë që shumë prej zbulimeve fillestare të njerëzimit të jetës jashtëtokësore mund të jenë të llojit inteligjent, por jo ende të mençur.”

Wong dhe Bartlett pranojnë se hipoteza e tyre ka një mangësi domethënëse: nuk ka asnjë provë reale për idenë.

Teoria e tyre thjesht bazohet në ligjet e jetës në Tokë, të cilat mund të mos zbatohen për planetët e tjerë.

Ndoshta viktima e parë e djegies asimptotike do të jetë njerëzimi.

Burimi: The Next Web