• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Ujëvara e Bogovës, ujëvara e perëndive

August 22, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Ujëvara e Bogovës, me lartësinë prej 20 metrash, është ende një vend jo shumë i rrahur nga turistët.

Jeni në kërkim të zbulimit të Shqipërisë ekzotike, e të surprizave natyrore krejt të paprekura nga dora e njeriut? Ujëvara e Bogovës është një prej atyre vendeve që po kërkoni! E pozicionuar në anën e majtë të luginës së Osumit, kjo perlë natyrore gjendet e fshehur mes pyjeve e bimësisë së dendur, dhe izolimi i saj përbën pikën e fortë të këtij destinacioni mbresëlënës.

Rrugëtimi

Për të shkuar në Ujëvarë, do ju duhet të ndaloni në fshatin e Bogovës, që është dhe fshati më i afërt me monumentin natyror. Origjina e emrit Bogovë vjen nga gjuhët sllave, e në shqip  përkthehet ekzaktësisht ‘e perëndive’. Sapo të keni ndaluar në qendër të fshatit, do ju duhet të ndiqni përreth 30 minuta me këmbë rrugën e pashtruar që ndodhet përballë stacioni të autobusave, e mandej të ndiqni lumin deri sa të gjendeni pranë Ujëvarës. Duke ndjekur rrjedhën e lumit dhe shënimet përkatëse nuk do e keni të vështirë të gjeni destinacionin.

Ujëvara e Bogovës, foto nga Alessandro Giangiulio, flickr.com.

Ujëvara

Ujëvara e lartë 20 metra bie në një pishinë të kaltër e të thellë 12 metra, që falë izolimit të krijon ndjesinë e të qenurit në ndonjë parajsë tropikale të pashkelur nga askush më parë. Kthjelltësia e ujit, zhurma tunduese e ujëvarës që bie parreshtur nga shpatet, e gjelbërimi që e rrethon, të bëjnë të mendosh se po jeton vërtet botën ashtu siç ka qenë në gjenezë. Gjatë muajve të nxehtë të verës tundimi për t’u zhytur në pishinën natyrore është i madh, por vetëm më guximtarët ja dalin të përballojnë ujin e ftohtë.

Burimi i fotos: Greta Cufe, visitskrapar.com.

Transporti

Koha në këtë vend ikën pa e kuptuar, por nëse keni ardhur me transport publik nga Berati do ju duhet të bëni kujdes që të mos humbisni autobuzin e fundit të kthimit për në qytet që është në orën 15:00. Fshatrat përreth ofrojnë gjithashtu peizazhe të gjelbërta fantastike, me toka të shumta ku kultivohen rrushi apo fruta të ndryshme.

Pas një ditë të këndshme e shplodhëse pranë ujëvarës, në kthim mund të pushoni pranë ndonjë prej restoranteve me ushqim cilësor tradicional që ndodhen pranë fshatit.

Si të shkoni: Duke ndjekur rrugën Berat – Skrapar, ndaloni në Bogovë.

Burimi: Into Albania

Tags: BeratBogoveDestinacionFshatLugina e OsumitLumPeisazhShqiperiUjevara e BogovesUjevareVendeVizite
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve
Destinacione

Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve

September 18, 2026
Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim
Te Pergjithshme

Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim

September 17, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 23 gusht 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

2 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

2 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

3 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

3 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset