Ulet sërish nafta. Bordi ka njoftuar për ndryshimet më të fundit të çmimit të karburanteve.
Nafta do të shitet me 169 lekë/ litri duke shënuar një rekord në uljen e cmimit të saj.
Edhe benzina është ulur me 3 lekë, nga 175 që ishte, do tregtohet me 172 lekë për litër. Bordi ka miratuar edhe uljen e gazit të lëngshëm për automjetet, i cili në pikat e kaburanteve do të shitet me 62 lekë/litri nga 66 lekë që ishte më parë.