Ulje rekord e çmimit të naftës

Ulet sërish nafta. Bordi ka njoftuar për ndryshimet më të fundit të çmimit të karburanteve.

Nafta do të shitet me 169 lekë/ litri duke shënuar një rekord në uljen e cmimit të saj.

Edhe benzina është ulur me 3 lekë, nga 175 që ishte, do tregtohet me 172  lekë për litër. Bordi ka miratuar edhe uljen e gazit të lëngshëm për automjetet,  i cili në pikat e kaburanteve do të shitet me 62 lekë/litri nga 66  lekë që ishte më parë.