Një ndër personazhet më të preferuar për publikun shqiptar është Bes Kallaku. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun në ABC, ku rrëfeu shumë gjëra rreth të cilave nuk kishte folur më parë.
Xhensila Myrtezaj i ka propozuar që të largoheshin nga Shqipëria, por ai nuk ka dashur të braktisë vendin e tij, për shkak të lidhjes së fortë që ka me besimin e tij dhe Shqipërinë.
“Shqipëria është besimi im kryesor. Unë kam patur shumë raste që të iki dhe të le Shqipërinë. Në fakt Xhensila thotë që ta shohim si mundësi, sepse kemi miq jashtë, por unë e kam shumë të vështirë që të le vendin tim. Unë jam i krishterë dhe kam një lidhje shpirtërore që është At Zef Pëllumbi”,- tha Besi./ProBizz.al/