Pas ditëve festive dhe rikthimit në punë të gjithë ndihemi më të stresuar dhe kemi luhatje më të shpeshta të humorit.
Por dietologët rekomandojnë disa ushqime që të shmangim stresin
Avokado
Avokado është e pasur me yndyrna të pangopura të cilat ndihmojnë në rregullimin e hormoneve të stresit dhe shëndetin e trurit.
Shega
Shega është mjaft e dobishme si antidepresiv.
Panxhari
Panxhari ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe rregullon presionin e gjakut.
Boronica
Boronica redukton stresin oksidativ dhe ndihmon në mbrojtjen e trurit.