Nxehtësia sjell shumë rëndesë tek secili prej nesh dhe shkakton pagjumësi, dhimbje koke, stres. Për të përballuar sa më mirë temperaturat e larta rekomandohet të konsumohen fruta dhe perime.
Për të qëndruar të hidratuar është e domosdoshme jo vetëm të pini uji, por edhe të hani shalqi i cili njihet për përmbajtjen e lartë të ujit.
Stina e verës mund të sjelle atë që ne e quajmë depresion veror. Për të hequr këtë ndjesi ju duhet limoni i pasur me vitamin C.
Kajsitë janë ndër frutat më të përshtatshme, falë elementëve të tilla si kaliumi dhe vitamina B, ato kontribuojnë, në uljen e stresit dhe ju ndihmojnë të gjeni qetësinë e nevojshme për të shkuar në shtrat.
Në verë, lodhja e muskujve është shumë e zakonshme dhe është për shkak të mungesës së lëngjeve dhe kripërave minerale në trup. Spinaqi është një shembull i shkëlqyer i një aleati kundër ngërçeve, i aftë për të garantuar forcën e muskujve falë pasurisë së kaliumit, magnezit, vitaminës A dhe vitaminës K.