Ekzistojnë disa ushqime të shëndetshme të cilat mund të ndikojnë në humorin tonë.
Peshku – acidet yndyrore omega-3 janë një grup yndyrnash , të cilat duhet të merren patjetër, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Konsiderohet edhe si një ushqim kundër depresionit .
Çokollata e zezë- zgjidhni çokollatën e zezë, e cila përmban më pak sheqer dhe ka shije e aromë.
Bananet – të pasura me vitaminë B6, që ndihmon në sintetizimin e dopaminës dhe serotoninës, të cilat ndikojnë në përmirësimin e humorit.
Frutat e pyllit – janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe çrregullimet e tjera të humorit.
Kafeja – është pija, që e bën botën më të lumtur. Kafeina rrit përqëndrimin.