Pas pandemisë së covid 19 shumë persona kanë ndeshur probleme në lidhje me kujtesën.
Dieta ushqyese mund të ndikojë në ruajtjen e shëndetit të trurit, por nuk e shmang totalisht rrezikun nga sëmundjet si Alzheimer.
Disa nga produktet e sugjeruara janë ato me ngjyrë të gjelbër.
Lakra , zarzavatet, spinaqi dhe brokoli mbajnë një kujtesë të mirë.
Po ashtu edhe çaji jeshil ngadalëson rënien e aftësive konjitive.
Sa i përket frutave duhen konsumuar boronicat dhe manaferrat të cilat gjithashtu janë mbrojtëse kundër harresës.