Emma Stone u bë nënë për herë të parë. Aktorja e ‘La La Land’, lindi fëmijën e saj të parë në 13 Mars, por ajo dhe bashkëshorti i saj, regjisori Dave McCurry, preferuan të mbeten konfidencial pasi ende nuk kishin zbuluar gjininë e të porsalindurit.
Por tani pritja ka marrë fund! Foshnja e tyre është vajzë. Duket se ajo do të bëhet një vajzë e ëmbël dhe e bukur sikurse e ëma.
Aktorja dhe aktori i humorit Dave McCary, përkatësisht 32 dhe 35 vjeç, janë martuar në shtator të vitit 2020. Dyshja kishin njoftuar fejesën e tyre në Instagram në dhjetor 2019.
Çifti u takuan për herë të parë, kur Emma Stone ishte e ftuar në SNL në fund të vitit 2016 . Komediani drejtoi dhe një pjesë të episodit të saj dhe e konfirmuan romancën e tyre në fund të Tetorit 2017. /ProBizz.al/