Vega Solar, dielli paguan për ju!

Energjia diellore është provuar të jetë energjia alternative më efiçente. Dhe jo vetëm, por dhe një investim i sigurt dhe me kthim investimi të shpejtë. Për këtë arsye Vega Solar, kompania gjermano-shqiptare, që operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike, synon të përshpejtojë proçesin e integrimit të paneleve diellore në jetën e familjeve dhe bizneseve shqiptare.

panele fotovoltaike

Vega Solar ka lënë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese; fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe padyshim falë profesionalizmit dhe cilësisë së lartë që ofron.

Vega Solar ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore të firmave të mirënjohura gjermane, austriake, italiane dhe zviceriane. Firma të cilat për vite me rradhë janë fituese të çmimeve të para për cilësi dhe kualitet. Disa prej tyre janë Luxor, Fronius, SMA, K2 Systems e shumë emra të tjerë me rëndësi. Të gjitha produktet vijnë me një garanci shumëvjeçare.

Stafi i kualifikuar dhe profesional i Vega Solar përbëhet nga inxhinierë shqiptarë, gjermanë dhe austriakë të specializuar në fushën e fotovoltaikëve.

Shërbimet që Vega Solar ofron përfshijnë:

  • Konsulencë Teknike
  • Konsulencë Financiare
  • Instalim të paneleve fotovoltaike
  • Konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur
  • Mirëmbajtje periodike
  • Pastrim profesional
  • Kontroll teknik
perdorimi paneleve fotovoltaike

Shërbimi i mirëmbajtjes është një tjetër pikë e fortë e kompanisë së tyre, duke mundësuar një përkujdesje të vazhdueshme për ruajtjen e cilësisë të paneleve fotovoltaike të instaluar. Me anë të paisjeve më moderne të pastrimit dhe kontrollit teknik të detajuar ata sigurojnë një impiant fotovoltaik efiçient ndër vite..

Ka një sërë arsyesh pse duhet të përdorni panele fotovoltaike:

  1. Eliminon faturat e energjisë elektrike
  2. Kthim investimi i shpejtë
  3. Rrit vlerën monetare të shtëpisë apo biznesit tuaj
  4. Mbron mjedisin
  5. Krijon vende të reja pune
  6. Je i mbrojtur ndaj problemeve në fushën e energjitikës

Dërgoni kërkesën tuaj në website-n e Vega Solar ose telefononi në nurmin e telefonit: 069 202 1115.

PARALELISHT PUNOJMË SOT PËR NJË MJEDIS MË EKO-MIQËSOR NESËR.” /ProBizz.al

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img