• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, September 7, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Veliaj vizitë në Itali: Zgjerojmë bashkëpunimin mes tre qyteteve për “Eco Tiranën”

April 14, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë të shkurtër në Verona, ku u takua me kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, dhe kryetarin e Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai. Veç homologëve, Veliaj mori pjesë, si i ftuar nderi, edhe në “Fiera di Verona”, ku zhvilloi biseda me ministrin italian të Ekonomisë dhe Financave, Giancarlo Giorgetti, ministrin italian të Agrikulturës, Francesco Lollobrigida, si dhe ministrin spanjoll të Agrikulturës, Luis Planas Puchades.

Nga Verona, Veliaj ndau disa lajme të mira për qytetarët e Tiranës, lidhur me shërbimin e pastrimit të qytetit, e jo vetëm.

“Lajmi i parë i mirë është se ndërmarrja jonë e përbashkët ‘Eco Tirana’, një partneritet publik-publik mes Tiranës, Veronës dhe Viçencës, do të zgjerojë shërbimet e saj. Siç vendosi Këshilli Bashkiak, Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë territorin e Tiranës metropolitane, duke future në shërbim nga 200 mijë banorë çdo 2-3 muaj. Kush vjen në Tiranë sot, e di që është qyteti më i pastër. Mund të ketë debate, mund të ketë diskutime, janë mëse normale në një vend demokratik, por sot Tirana është si “dita me natën” për pastërtinë. Sigurisht, ka nevojë të pastrohet edhe më shumë. Nuk mund të mendonim një bashkëpunim më të mirë se sa me Veronën dhe Viçencën, dy qytetet më të pastra të Italisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se një tjetër shërbim që duhet shtuar në Tiranë lidhet me krijimin e ishujve ekologjikë, ku qytetarët që kanë për të hequr elektroshtëpiake apo mobilje, t’i çojnë në vendin e përcaktuar. Ai renditi edhe disa shërbime të tjera që do të futen shumë shpejt në kryeqytet.

“Duam të ofrojmë një shërbim të ri, ku qytetarët të sjellin produkte që nuk mund të futen në kazanët e rregullt të mbetjeve. Duam të shtojmë gjithashtu edhe disa shërbime të tjera, se si mund të përdorim edhe ujin e Bovillës, por edhe tarracat e qytetit, për të prodhuar më shumë energji. Lajmi i dytë i mirë, përveç kategorisë së pastrimit dhe energjisë, ka të bëjë me eksperiencën në “Fiera di Verona”, e cila është zona më e madhe e panaireve. Kryeministri ynë dhe kryeministrja e Italisë e kanë nisur tashmë një bisedë dhe po shikojmë mundësinë sesi të gjejmë instrumentin ku Tirana të bëhet gjithashtu, pjesë e rrjetit të panaireve, të mësojmë ose të bëjmë sërish një partneritet publik-publik me panairet e Veronës dhe të Tiranës. Tirana gjithmonë e më shumë është duke u bërë kryeqendër, jo vetëm e shqiptarisë dhe e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit. Ne duam të përdorim këtë eksperiencë fantastike të Veronës me “Panarin e Verës”, për ta kthyer Tiranën edhe në qendrën e panaireve të Ballkanit. Te “Bulevardi i Ri” kemi dhënë leje për panaire të reja, ose qendra të reja të koncerteve. Ndërkohë, përgjatë unazës, pranë Farkës, kemi “Tregun Agroushqimor”. Ne duam të mësojmë nga më të mirët, nga Verona dhe Viçenca”, tha Veliaj.

Pas takimit me Veliajn, kryetari i Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, foli për zgjerimin e bashkëpunimit mes Veronës, Viçencës dhe Tiranës. “Është një mënyrë e shkëlqyer për të konfirmuar partneritetin tonë dhe arritur synimin për të bashkuar tre administratat tona, këto dy realitete korporatash, pasi për ne është edhe një shfaqje e profesionalizmit italian, i eksperiencës dhe ndërthurjes së partneritetit publik e privat në një shërbim shumë delikat, siç është ai i pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve të qytetit. Sigurisht, ky partneritet është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse zgjerimi i shërbimit ka të bëjë me një numër të konsiderueshëm të kapitalit njerëzor në Shqipëri. Urojmë që ky partneritet të zgjerohet më tej edhe në shërbime të tjera sepse dy komunitetet tona, pavarësisht objektivave, janë komunitete që kanë qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe kanë kërkuar të bashkëpunojnë dhe ta çojnë përpara si një skuadër këtë mision”, tha Tommasi.

Kryetari i Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai tha se partneriteti mes tre qyteteve, Veronës, Viçencës dhe Tiranës është një mesazh i fortë për integrimin. “Italia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë jetuar dhe përjetuar së bashku momente të rëndësishme. Ky partneritet është një mesazh, madje një mesazh i fortë, në planin e së ardhmes. Është një partneritet që filloi kohë më parë me “Eco Tirana”, me aktivitetin e rëndësishëm të grumbullimit të mbetjeve, dhe do të vijojë me zgjerimin e këtij aktiviteti të grumbullimit të mbetjeve, ndoshta edhe me nisma të reja, të cilat po diskutojmë dhe po i vlerësojmë për të ardhmen. Është e rëndësishme sepse është një shenjë e rëndësishme e punës së përbashkët të një Evrope që po mendon dhe po ndërton lidhjet e saj mbi praktikat e mira, në pritje dhe duke shpresuar që së shpejti Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian”, përfundoi ai.

Gjatë vizitës në Verona, Veliaj zhvilloi edhe një takim me Presidentin e AMIA Verona S.p.A, Roberto Bechis, si dhe vizitoi ishullin ekologjik, ku ilustrohet riorganizimi i sistemit të mbledhjes së mbetjeve dhe higjenës urbane të qytetit.

Tags: ecotiranaErionVeliajItalikryebashkiaksherbimeterejaVizite
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Next Post
Inspektorati Shtetëror i Punës: Ja se për çfarë ankohen më tepër punonjësit shqiptarë

Inspektorati Shtetëror i Punës: Ja se për çfarë ankohen më tepër punonjësit shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

5 hours ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

5 hours ago
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

6 hours ago
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

7 hours ago
Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset