Pas ndarjes së bujshme të Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit, ish-konkurrentë të ‘Përputhen’, Tea zgjodhi të flasë ekskluzivisht në një aplikacion të ri me pagesë, prej katër eurove, i quajtur “Përputhen”.
Bearti i zhgënjyer nga “shitja” që i bëri ajo për vetëm 4 euro vendosi të tregojë të vërtetën e tij sipas anës së tij të historisë, ku e akuzon Tean se viktimizohet dhe gjithçka ajo ka thënë në intervistën e saj nuk është e vërtetë.
Menjëherë pas kësaj Tea vendos të reagojë duke folur në një video që publikoi në InstaStory. Ajo tregoi që “3.99 euro” nuk shkojnë për të, por për kompaninë ka aplikacionin dhe hedh poshtë faktin që ajo paska dashur të përfitojë. Kështu me këtë akuzon Beartin për mbylljen e profilit të tij personal në Instagram për të marrë më shumë ndjekës. “Je ti që po përdor stilin e Arjon Lulit për të shantazhuar me ‘count down’-et” ishin fjalët e fundit të saj ku dhe i uron Beartit fat të mbarë./ProBizz.al/