Studimet kanë treguar se 9 në 10 burra në botë nuk marrin dozën e duhur të perimeve në një ditë. Ekspertët sugjerojnë disa ushqime që ndikojnë në shëndetin e mirë tek burrat në çdo moshë.
Bajamet
Të pasura me magnez ndihmojnë në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat. Po ashtu bajamet mbajnë në formë të mirë muskujt, nervat, zemrën dhe enët e gjakut.
Kosi
Burrat janë të rrezikuar nga semundja e kockave. Konsumimi i kosit dhe qumështit është i rëndësishëm për shëndetin e kockave.
Patatet
Konsumoni shumë patate të ziera apo të furrës në mënyrë që të përfitoni karbohidrate të shëndetshme. Patatet janë një burim i shkelqyer energjish pasi kanë kalium dhe vitaminë C.
Spinaqi
Një dietë e shëndetshme përfshin edhe ngrënien e perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme. Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.