• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Vlerësohet nga FETN si Mësuesja e vitit në Mbretërinë e Bashkuar, Mimoza Baci intervistë për Probizz.al

December 17, 2023
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Mimoza Baci, me origjinë nga Tropoja ka bërë krenar çdo shqiptar kudo ku ndodhet me marrjen e titullit “Mësuesja e vitit nga FETN (Rrjeti Tutorial i Arsimit të Mëtejshëm) në Mbretërinë e Bashkuar.  Ajo u vlerësua në rang kombëtar për teknikat, cilësitë e mësimdhënies, standartet e saj dhe ndikimin tek studentët. Në intervistën e saj eskluzivisht për Probizz.al, mësuesja shqiptare me një sinqeritet çarmatosës dhe me shumë kurajo në iniciativat e ndërmarra flet për qëndrimin e saj përgjatë 24 viteve të fundit në Britaninë e Madhe. 

Ju keni marrë titullin mësuesja e vitit në Mbretërinë e Bashkuar nga Rrjeti Tutorial i Arsimit të Mëtejshëm. E prisnit këtë çmim?

E dija që Rrjeti Tutorial i Arsimit të Mëtejshëm bëhej në çdo vit, por nuk e prisja që të jem unë një nga të nominuarit e Kolegjit. Arsyeja që nuk e prisja të përzgjidhesha, ishte sepse kolegji përbëhet nga një staf shumë i madh. Për mua personalisht çmimi më i rëndësishëm nuk është çmimi në fjalë, por përzgjedhja nga menaxherët. Kur më lajmëruan për nominimin dhe lexova letrën rekomanduese për në FETN, emocionet ishin të papërshkrueshme. Ky ishte momenti më vlerësues dhe emocionues për mua. Patjetër që çmimi në rang kombëtar më bën të ndjehem shumë krenare, sidomos kur kujton sfidat e panumërta që kemi kaluar.

Çfarë  mendoni se ka ndikuar që ju morët këtë vlerësim?

Çdo kolegj në Britaninë e Madhe ka të drejtën të nominoj një mësues për rezultatet e arritura me studentët gjatë vitit shkollor. Per t’u bërë pjesë e FETN (Rrjeti Tutorial i Arsimit të Mëtejshëm), duhet të plotësosh disa kritere strikte. Kriteret e përzgjedhjes bazohen në letrën e rekomandimit dhe gjykohet se sa mirë mësuesi demonstron pikat më poshtë.

  • Mësuesi duhet të ketë një ndikim të rëndësishëm në përparimin e individit. 
  • Duhet të jetë krijues dhe me iniciativë për të mbështetur studentët.
  • Zbaton gamën e aftësive dhe atributeve personale të kërkuara për të mbështetur mirë nxënësit, edhe shumë kritere të tjera.
  • Promovon vlerën e mësimdhënies brenda organizatës dhe shërben si mentor për tutorët e tjerë, zyrtarisht ose jo formalisht.
  • Ndjek rritjen personale dhe zhvillimin profesional nëpërmjet mësimit të vetë-drejtuar ose duke marrë pjesë në seminare, konferenca ose klasa për të mësuar aftësi të reja.

Nominimet e bëra në rangun kombëtar, vlerësohen nga FETN e cila zgjedh 3 kandidatët më të mirë, ku unë pata fatin që të isha një ndër këta edhe të fitoja çmimin e parë.

Letra e Rekomandimit që ishte dërguar nga kolegji kishte shënuar të gjitha arritjet që unë kam bërë me studentat në c’do hap dhe duke thënë shembuj përkatës të praktikës që unë përdor në punë. Arritjet me studentët plotësonte kriteret dhe standardet kombëtare që përmbush profesionin e mësuesit kujdestar. Ky nominim përkoi me përzgjedhjen që vetë studentet me kishin votuar si mësuesja më inspiruese në një aktivitet që u bë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Mars 2023.

 

Gjatë 10 viteve në kolegj, kam ushtruar role të ndryshme, si Welfare and Academic Adviser (këshilltar akademik dhe i mirëqenies se studenteve), Business and ESOL Lecturer (Anglisht për folësit e gjuhëve të tjera) që më ndihmoi për të akumuluar aftësi dhe përvojë pune. Entuziazmi për të punuar me studentët dhe dëshira për ti parë ata duke bërë progres në degët e tyre profesionale më ka motivuar më shumë që të angazhohem në trajnime në mënyrë që t’ju ofroj atyre teknikat inovative të mësimdhënies. Megjithatë, mbështetja nuk mbaron vetëm në rrafshin akademik, por një vëmendje të veçantë i kushtohet mirëqënies të shëndetit mendor, fizik, emocional dhe aftësive të jetës. Tani për tani jam mësuese kujdestare për rreth 300 studentet e Informatikës dhe të Elektrikut që janë me prejardhje multikulturore. Shumë prej tyre janë shqiptarë që me gjithë problematikat që mund të shfaqin herë pas herë, jam shumë krenare për ta. Dua ta veçoj, që jemi komb shumë energjik, inteligjent dhe shumë këmbëngulës kur duam të arrijmë një qëllim. 

Kur vendosët të emigronit drejt Anglisë?

Une jam Mimoza, me origjinë tropojane nga fshati Vlad i Komunës së Bytycit, dhe jam shumë krenare për prejardhjen time. Kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 17 vjeçare dhe jetoj në Londër prej 24 vitesh. 

Sa i vështirë ka qenë integrimi juaj në një vend të huaj?

I vështirë por jo i pamundur. Fillimi, si për të gjithë shqiptarët e tjerë ka qenë i vështirë pasi mjetet e komunikimit me familjarët ishin të kufizuara gjë që e bënte procesin e integrimit në një shtet të huaj më të vështirë emocionalisht. Gjuha angleze ka qenë një sfidë më vete pasi kur erdha këtu kisha zero njohuri mbi gjuhën, vetëm “hello” po të thoja, kisha frikë se mos them gabim (konfidenca ishte zero). Isha me fat që flisja rrjedhshëm turqisht që më dha mundësinë të punësohesha në fabrikë me pronar Turk, ku shumica e punonjësve flisnin Turqisht dhe mundësitë për të praktikuar gjuhën Angleze ishin të vogla. Kjo pastaj më nxiti të kërkoj mundësi të tjera për të mësuar gjuhën dhe vendosa të punoj part-time edhe të studioja në të njëjtën kohë. 

U regjistrova në një kurs ESOL (Anglisht për folësit a gjuhëve të tjera) në kolegjin që unë aktualisht punoj, dhe falë aftësive të mia për gjuhët e huaja i kalova nivelet shumë shpejt dhe fitova të drejtën për të studiuar po në këtë Kolegj për Biznes. Nga rezultati përfundimtar i vlerësimit të përformancës time në kurs u rëndita në dhjetë studentët më të mirë në Angli. (Më ritkhyer kujtimet e vjetra. I kisha harruar).

Kjo arritje më frymëzoi dhe më dha konfidencën për t’u investuar më tej për sa i përket edukimit. Në vitin 2007 vazhdova studimet e larta në University of Westminster për Business Management and International Business. Gjatë viteve në kolegj dhe universitet jam angazhuar vullnetarisht me aktivitete të ndryshme që kishin lidhje me organizimin dhe menaxhimin e eventeve për stafin dhe studentët. Kjo më ndihmoi të fitoj aftësi dhe përvojë pune që më vlejti shumë në të ardhmen. Pas diplomimit, konkurova dhe fitova të drejtën për të punuar në sektorin privat në Nexus IP ku mbuloja dy role (Marketing dhe Burimet Njerëzore). Pas një viti pune, fatkeqësisht vendi i punës u shkurtua si rezultat i krizës së kredive që përfshiu Mbretërine e Bashkuar. 

Sigurisht kjo ishte një periudhë e vështirë për të gjetur punë diku tjetër, por duke qenë një single mum, më motivonte më shumë që të sfidoja çdo vështirësi që të isha një model pozitiv për vajzën time. Një nga arsyet që më inkurajoi për të vazhduar studimet e larta, ishte vajza ime e cila edhe sot më frymëzon dhe më bën krenare. 

Vajza e mësueses Mimoza Baci

Të qënurit singël mum ka sfidat e veta, sepse më duhej të kujdesesha për vajzën dhe në të njëjtën kohë të aplikoja për punë. Më duhej të konsideroja një punë që i përshtatej rrethanave të mia. Kështu që kontaktova kolegjin ku unë aktualisht punoj për të takuar një Careers Adviser (këshilltar karriere). Rastësisht takohem me menaxheren që kisha bashkëpunuar kur isha studente, e cila më sugjeroi të aplikoja për një vend pune 3 mujore që sapo ishte shpallur i lirë. Që këtu filloi zanafilla e punës time që më pas unë e zbulova si pasionin tim më të madh, dhe 3 muaj u kthyen pothuajse në 10 vite. 

Si është cilësia e mësimdhënies në Britaninë e Madhe?

Mbreteria e Bashkuar njihet për cilësinë e shkëlqyer të arsimit, metodat, teknikat interaktive dhe inovative duke marrë parasysh nevojat e ndryshme të nxënësve dhe përshtatjen e materialeve mësimdhënëse që plotëson nevojat e studentëve individualisht.

Edhe pse nuk ndodheni në Shqipëri kam një pyetje për arsimin. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe në testin e PISA 2022, që monitoron performancën e nxënësve në nivel parauniversitar. Sipas jush cilat jane arsyet?

Në pergjithësi, në c’do vend të botës arsimi dhe nivelet e performancës kanë rënë, këtu ndikojnë shumë faktorë, si për shembull:

Pandemia e koronavirus – mësimdhënia online, konsentrimi i studentëve, mënyra dhe teknika të reja që mësuesit kishin nevojë për tu trajnuar sa më shpejt, etj.

Përdorimi i pajisjeve dixhitale – shpërqëndron vëmendjen dhe dëgjimin në klasë.

Shëndeti  Mendor – vetëbesimi dhe vetëvlerësimi i ulët ndikojnë negativisht në performancë, edhe shumë faktorë të tjerë.

Faleminderit për intervistën, e vlerësoj shumë përkushtimin tuaj për promovimin e arritjeve të bashkatdhëtarëve tanë jashtë trojeve shqipëtare. Shpresoj që kjo arritje të ndikojë sadopak në promovimin e vlerave të shqipëtarëve jashtë trojeve tona, që me të padrejtë kohët e fundit janë sulmuar dhe etiketuar negativisht. Le të jetë kjo, një burim frymëzimi dhe inspirimi për të gjithë që me punë të ndershme, pasion dhe përkushtim arrijnë suksese kudo.

Tags: historisuksesiIntervistembreteriaebashkuarmesuesjaevititMimozaBaci
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026
Histori Suksesi

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026

July 11, 2026
Krijuesit më të paguar në vitin 2026
Ekonomi

Krijuesit më të paguar në vitin 2026

July 10, 2026
Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër
Biznes

Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër

June 27, 2026
Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit
Histori Suksesi

Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

June 25, 2026
Amla Demushi, një yll që premton në artin shqiptar
Talente te reja

Amla Demushi, një yll që premton në artin shqiptar

June 25, 2026
Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari
Biznes

Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari

June 25, 2026
Next Post
Europianët shpenzojnë më pak për Krishtlindje

Europianët shpenzojnë më pak për Krishtlindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

5 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

5 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset