Një artiste marramendëse dhe tornado krijuese e ndjekur me më shumë se 88 milione admirues. Kështu e nis shkrimin Vogue France për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.
Në një intervistë për Arthur Dreyfus, artistja flet për fëmijërinë dhe karrierën , sigurisht pa mohuar faktin se ndihet krenare që është shqiptare.
Dua thotë se po punon për albumin e tretë dhe gjithashtu është angazhuar edhe ne fushën e modës ndaj jeta e saj po bëhet mes Francës dhe Londrës.
Burimi: Vogue France