Volvo XC40 merr vlerësimin më të lartë të mundshëm të sigurisë në testin e IIHS

Insurance Institute for Highway Safety (IIHS) lajmëroi ditën e sotme se Volvo XC40 është i vetmi SUV i vogël që ka marrë vlerësimin e përgjithshëm “Good” në të gjitha kategoritë e testimit të rifreskuar 2.0.

Volvo XC40 është 1 ndër 2 makinat e vetme që kanë marrë një vlerësim të përgjithshëm “Good”, ndërkohë që për kategorinë e makinave SUV të vogla XC40 është e vetmja që merr këtë vlerësim në çdo testim të kryer, ku tregohet se ka një risk minimal dëmtimi për të gjithë pasagjerët në rast aksidenti.

IIHS ka vendosur që të rifreskojë testimin e makinave në rast aksidentesh për të adresuar problemin e “gropës” që po zmadhohet dita ditës mbi sigurinë e ofruar për pasagjerët në sediljet e parme dhe të pasme. Për të arritur vlerësimin “Good” në testin e rifreskuar, automjetet jo vetëm që duhet të kenë një risk shumë të ulët për dëmtimin e pasagjerëve në sediljet e parme, por duhet të ofrojnë të njejtën mbrojtje dhe për pasagjerët në sediljet e pasme.

maxresdefault.webp

Volvo Cars është një kompani e cila njihet për performancën e lartë të makinave në testimet e sigurisë. Dhe pse është prezantuar në 2002, gjenerata e parë e Volvo XC90 në vitin 2014 morri vlerësimin “Good” në testimin e përplasjeve në pjesën e përparme të makinës.

IIHS tregoi se “ndërkohë që shumë makina të ndryshme duhet të kryenin ndryshime strukturore të shumta për të arritur vlerësime të mira, Volvo XC90 (2014) e arriti këtë vlerësim duke përdorur të njejtën platformë që nga 2003.”

Tashmë XC40, e prezantuar në vitin 2017, ka kaluar një tjetër test pa bërë ndryshime të mëdha në strukturën e saj.

Në Volvo Cars, ne kemi dizenjuar dhe ndërtuar makinat me standardet tona të sigurisë të bazuara në njohuritë që kishim nga aksidentet reale.” tha Thomas Broberg, drejtues i Volvo Cars Safety Center. “Vlerësimi i punës tonë nga ekspertët e IIHS nëpërmjet testimeve më të reja rrit ndjesinë tonë të krenarisë për fokusimin që kemi mbi sigurinë në çdo makinë që prodhojmë.”

Në prill të 2022 u lajmërua se Volvo Cars kishte arritur vlerësimin më të lartë nga IIHS për çdo model të testuar, duke përfshirë këtu dhe makinat hibride dhe elektrike, duke u shndërruar në kompaninë më të vlerësuar në 2022 IIHS Top Safety Pick+.

Burimi: Geek Room