• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, November 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Çmimi i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve pritet të rritet në vitin 2023

December 29, 2022
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve priten të rriten vitin e ardhshëm.

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se kompanitë po përgatiten të aplikojnë një rritje të tarifave, për shkak të rritjes së limit të përgjegjësive që ka sjellë ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, por edhe për shkak të rritjes së ndjeshme të kostos së dëmeve, për shkak të rritjes së çmimeve.

Ligji që u miratua në vitin 2021 parashikon një rritje progresive në limitet e përgjegjësive të siguruesve. Në periudhën 2022-2026, shuma minimale e përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident do të rritet me 2 milionë lekë çdo vit, duke arritur në nivelin final prej 32 milionë lekësh në vitin 2026.

Më konkretisht, nga 22 milionë lekë që ishte vitin e kaluar, prej 1 janarit 2022 limit i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident është rritur në 24 milionë Lekë. Në 1 janar 2023 do të hyjë në fuqi rritja e radhës, me 2 milionë lekë të tjera.

Për dëmet e shkaktuara nga një ngjarje sigurimi, kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet është rritur në 59 milionë lekë, që prej fillimit të këtij viti. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, kufijtë minimalë të përgjegjësisë do të rriten gradualisht me 4 milionë lekë çdo vit deri në vitin 2026.

Nga ana tjetër, sipas siguruesve, rritja e çmimeve këtë vit ka prekur edhe pjesët e këmbimit të automjeteve dhe shërbimet teknike të riparimit të tyre. Kjo pritet të sjellë një rritje të shpenzimeve për dëme nga kompanitë.

Duke iu referuar statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 10-mujorin 2022 dëmi mesatar i paguar në sigurimin e detyrueshëm TPL arriti në 196 mijë lekë, në rritje me 8.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ligjit në fuqi, shoqëritë e sigurimit i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm për mjetet motorike, duke marrë parasysh faktorët e riskut. Megjithatë, shoqëria duhet të njoftojë AMF të paktën 30 (tridhjetë) ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit dhe të depozitojë njëkohësisht bazat teknike, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e këtyre primeve, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë.

AMF mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit nuk është e saktë ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuara me rregullore.

Sipas burimeve nga tregu, një risi tjetër për vitin 2023 pritet të jetë aplikimi i primeve të diferencuara sigurimit TPL, sipas kategorive të mjeteve. Për këtë qëllim, vitin e kaluar AMF konsultoi me aktuarët e autorizuar të shoqërive një projektrregullore “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike dhe të faktorëve të riskut për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Dokumenti parashikonte një listë të faktorëve të riskut që kompanitë e sigurimeve duket të përdorin për të llogaritur primet që drejtuesit duhet të paguajnë për të siguruar mjetet e tyre. Faktorët që u propozuan nga AMF ishin mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar mjeti motorik, burimi i energjisë së mjetit (elektrike apo jo elektrike), mosha e të siguruarit dhe eksperienca në drejtimin e automjetit.

Faktorë të tjerë që rekomandohen të zbatohen nga shoqëritë e sigurimit janë Bonus-Malus (historiku i dëmeve), qëllimi i përdorimit të automjetit, distanca vjetore e përshkruar si dhe faktorë të tjerë të riskut që bëjnë të mundur diferencimin e primit në bazë të riskut që mbart i siguruari.

Burime nga tregu bëjën të ditur se një variant përfundimtar i kësaj rregulloreje pritet të miratohet në vitin 2023 dhe do të përbëjë bazën për aplikimin e primeve të diferencuara, mbështetur në kategorizimin e mjetit apo në faktorë të tjerë rreziku.

Burimi: Revista Monitor

Tags: AutomjeteCmimeMjeteSigurimi i detyrueshemTransport
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi
Aktualitet

Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi

November 4, 2026
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Next Post
Si po përgatitet NATO për një epokë të re të sulmeve kibernetike të AI

Si po përgatitet NATO për një epokë të re të sulmeve kibernetike të AI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

3 gjëra që ju nevojiten femrave për të pasur sukses në karrierën e tyre

Gratë mbajnë më pak se një të tretën e pozicioneve drejtuese të bizneseve në botë

5 hours ago
Çaji jeshil i shkëlqyer për rutinën tuaj të përditshme

Çaji mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

7 hours ago
Ndalohen cigaret elektronike për fëmijët në Britani

Cigaret elektronike ndihmojnë në lënien e duhanit

7 hours ago
1 në 8 autovetura të regjistruara në 2026 është elektrike, por mbi 72% janë më të vjetra se 9 vjet

1 në 8 autovetura të regjistruara në 2026 është elektrike, por mbi 72% janë më të vjetra se 9 vjet

9 hours ago
Elon Musk ripunëson disa nga punonjësit e Supercharger që shkarkoi më herët

Elon Musk parashikon fundin e parasë siç e njohim sot: Në të ardhmen pasuria do të matet me energji dhe burime

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset